Barra di navigazione |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
TEKNOLOGJI
Google hedh Librai online
|
Asus ka lëshuar në shitje kompjuterin e vet tablet konvertibil në tregun evropian. Çmimi i kësaj pajisje në versionin gjerman të ankandit online Amazon.com është 500 euro.
Për këto para merret një laptop me peshë prej 1.33 kilogramësh i cili ka ekran 10.1 inçësh të ndjeshëm në prekje dhe procesor Atom të Intel prej 1.66-gigaherc. Disku i tij ka kapacitet 320 gigabajt, përderisa janë integruar 2 gigabajt RAM dhe grafika GMA 3150. Bateria është deklaruar të zgjas për gjashtë orë e gjysmë.
Pajisja e njëjtë ka dy çmime! Çmimi i paralajmëruar për tregun amerikan është 500 dollarë (rreth 370 euro), e me shitje fillon gjatë muajit prill |
Raketa me emrin Audi R8 GT
|
Super-automjeti më i fuqishëm i shumëpritur nga Ingolstadti më në fund e ka treguar fytyrën e tij – vjen me më pak kilogramë dhe më shumë kuaj fuqi si dhe do të blihet nga vetëm 333 blerës me xhepa të thellë.
Inxhinierët e Audi kanë arritur të lehtësojnë R8 V10 në formën standarde për njëqind kilogramë. Kjo nuk ka qenë edhe aq punë e lehtë për t’u bërë kur merret parasysh se modeli R8 në pjesën më të madhe të tij është i përpunuar nga alumini si dhe është dashur të ruhen standardet e larta të sigurisë.
|
Shpikesit u vjen keq vetem per nje gje! |
Tim Berners-Lee, njeriu që merr zakonisht meritat për shpikjen e rrjetit mbarë botëror, pyetet nëse kishte diçka që nëse do i jepej mundësia ta ribënte, do ta bënte ndryshe? Ndonjë keqardhje?
Z. Berners-Lee buzëqesh dhe pranoi se mund të bënte një ndryshim – një të vogël fare. Ai do të hiqte qafe vijat e pjerrëta çift “//” që vihen pas “http:” në adresat ueb.
Vijat e pjerrëta çift (double slash), edhe pse një traditë programimi në atë kohë, dolën më vonë jo realisht të domosdoshme, shpjegoi z. Berners-Lee. Vështroni gjithë ato letra dhe pemë, tha ai, që do të ishin kursyer nëse njerëzve nuk do t’u duhej të shkruanin apo printonin ato vija të pjerrëta në letër për vite me radhë – pa përmendur punën njerëzore dhe kohën e harxhuar për t’i shtypur ato taste panumërt miliona herë në kutitë e adresës së shfletuesve. (Shfletuesit e sotëm, sigurisht, automatikisht e mbushin hyrjen “http://” kur një përdorues shkruan një adresë uebi.) |
Televizori demton intelektin tek femijet |
Sa më shumë televizor të shikojnë, aq më të mëdha janë gjasat që të vegjlit të shkojnë keq në shkollë dhe të mos kenë shëndet të mirë në moshën 10 vjec. Kështu thotë një studim i kryer tek 1300 fëmijë nga universitetet e Miciganit dhe Montrealit, sipas të cilit pasojat negative janë verifikuar tek fëmijët e rritur.
Sipas studimit, performanca në shkollë e fëmijëve ka qenë shumë e keqe dhe konsumimi i ushqimeve të këqija i lartë.
Ekspertët u sugjerojnë prindërve që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të shohin programe me cilësi të lartë. |
Bing vazhdon rritjen deri ne 22% |
Makina e kërkimit i kompanisë Microsoft, e quajtur Bing sipas të dhënave të muajit gtusht, ka pasur rritjen më të madhe në treg, duke e rritur pjesëmarrjes e saj në treg me 22 për qind në krahasim me muajin korrik, ka deklaruar kompania amerikane për kërkime të tregut, Nielsen. Kjo rritje është ngritur në “llogari” të faqes së kërkimit online të kompanisë Yahoo, përderisa përqindja e makinës më të madhe të kërkimit në botë, Google ka mbetur e njëjtë. Sipas të dhënave të Nielsen për muajin gusht, pjesa e tregut të makinës Bing ka qenë 10,7 për qind, kështu që makina e Microsoft është pozicionuar si makina e tretë e kërkimit në internet, pas Yahoo’së e cila mban 16 për qind dhe makinës së kërkimit Google e cila ka 64.6 për qind të tregut. Shumë analistë thonë se kjo rritje e Bing ka qenë pak më shumë se sa është parashikuar, ndërsa e njëjta i ka kushtuar kompanisë Microsoft, rreth 100 milion dollarë investime. Ndërkohë që ky investim po tregohet i suksesshëm pasi që po shënon rritje çdo muaj. |
Google pergatit motorrin e kerkimit me te ri. |
Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.
|
Krimbi i pare per iPhone-ike
|
Ka ardhur ajo ditë, krimbi i parë për iPhone po sillet nëpër Australi, e në cak ka pajisjet iPhone të cilat janë dekoduar me anë të aplikacionit dashakeq jailbreak, i cili është krijuar nga hakeri me emrin ikex.
Por problemi nuk është me të gjitha pajisjet iPhone të cilat janë dekoduar me anë të jailbreak, por vetëm me ato të cilat kanë të instaluar aplikacionin SSH, sepse të gjitha me automatizëm e kanë fjalëkalimin e njëjtë - alpine. Kur iPhone infektohet me krimbin ikee, vjen deri tek ndryshimi i fotografisë në desktop me fotografinë e këngëtarit Rick Astley, e më pas krimbi tenton që ta instalojë atë në pajisjet e tjera të dekoduara me jailbreak nëpërmes rrjetit telefonik.Nëse nuk e keni instaluar aplikacion SSH nuk keni pse të brengoseni, por në rast se po duhet që ta ndërroni fjalëkalimin menjëherë.
|
Lap top kozmik nga Sony
|
Sony është kompani e cila ka merak që produktet e veta t’i përmbushë me seri të caktuara, prandaj kështu ka paraqitur laptopin “kozmik” Vaio me emrin Vaio Nebula FW.
Vaio Nebula FW bie në kategorinë zëvendësim për desktop; ekranin e ka të diagonales 16.4 inç, e në shtëpizë gjendet procesori Core 2 Duo i Intel, deri në 8 GB RAM si dhe disku i fortë i kapacitetit deri në 500 gigabajt apo SSD.Tematika kozmike përshkruhet në shtëpizën me laramani ngjyrash, e cila, nëse na pyetni ne, nuk përkujton shumë edhe në hapësirën kozmike. Çmimi nuk është edhe aq i lartë, prej 810 dollarë e sipër, prandaj nuk do të ankohemi.
|
Degjues te cilat njekohsisht jan dhe vathe |
Sony ka lansuar linjën e re të dëgjueseve të emëruar PIIQ. Pjesa më interesante e kësaj serie janë modelet Qlasp të cilat mund të ngjiten për vesh dhe t’i mundësojnë përdoruesit të ecin lirshëm dhe të merren me aktivitete sportive.
Sony është prodhues i cili është shumë i pranishëm në industrinë audio që një kohë të gjatë. Me modelet e saj të ndryshme të dëgjueseve kjo kompani është vazhdimisht në treg, por nuk ka kujtohet të kemi parë modele si këto më herët.Serinë e dëgjueseve me ngjyra të gjalla Sony e ka emëruar PIIQ, derisa ato mund të blihen në tri forma: në atë miniaturale që vendosen në vesh, në madhësi të plotë që vendosen rreth kokës dhe në formën e cila nënkupton të vendosen në vesh dhe me kapëse për vesh. Modeli i fundit në i sipërpërmendur bart Qlasp dhe është më inovativi në mesin e kësaj serie.
|
Lenovo:Probleme me baterine. |
Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.
Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.
Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë, nuk ofron mundësinë e mbushjes dhe vazhdimisht ka kapacitet të vogël apo rënie të përnjëhershme të kapacitetit. Problemi e paraqet baterinë sikur të ishte në fund të jetëgjatësisë së saj, derisa ai përfshin modelet ThinkPad T60, T61, R60, R61, X60 e X61.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|