SPORT
Sampdoria ne L K vitin tjeter.
Sampdoria sezonin e ardhshëm do të
luajë në Ligën e Kampionëve, pasi
mposhti në shtëpi Napolin, që edhe
ashtu e kishte siguruar një javë me parë
vendin në Europa League.
Goli i Gianpaolo Pazzinit i shënuar në minutën
e 52-të, ishte i artë për Sampdorian, pasi që ky
klub me këtë fitore ka përforcuar
pozitën e saj, me ç’rast siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.Përkundër fitores
prej 2-1 të Palermos në çastet e fundit të takimit ndaj Atalantas, sicilianët nuk arritën
kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi që nga ana tjetër Sampdoria shënoi fitore
minimale ndaj Napolit.Sampdoria përfundon sezonin me 67 pikë në pozitën e katërt,
me 27 pikë më pak se kampioni Inter, 3 më pak se Milani që është në pozitën e tretë
dhe me dy pikë më shumë se Palermo, që sezonin e ardhshëm luan në Europa
League.Atalanta, Siena dhe Livorno sezonin e ardhshëm luajnë në Serie B.
SPORT
Kaka me prane Chelsea.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich,
pritet ta shpërblejë Carlo Ancelottin pas
suksesit historik, duke lansuar një ofertë
sensacionale në drejtim të mesfushorit
kreativ të Real Madridit, Kaka.
Sipas News of the World, miliarderi rus ka
dhënë dritën e gjelbër për të sjellë superyllinbrazilian në Stamford Bridge, në mënyrë
që ky i fundit të bashkohet me ish-trajnerin Carlo Ancelotti.
Real Madridi do të dështojë sipas të gjitha gjasave në garën për titull të La Ligas,
gjë që do të detyrojë Los Blancos të shpenzojë gjatë afatit kalimtar veror. Kaka
është pranë transferimit te Chelsea, por i vetmi problem qëndron te shuma, pasi
që Chelsea nuk do ishte i gatshëm të paguante 56 milionë funte për të, ashtu siç
bëri Reali.Liga e Kampionëve është ende një ëndërr për Blutë, gjë që do të ndik-
-ojë që Abramovich të sjellë në Stamford Bridge njerëz me përvojë në garën më
të madhe evropiane për klube, kurse Kaka është njëri prej tyre.
SPORT
Roma fiton por jo titullin.
Përkundër fitores prej 2-0 kundër Chievos,
Roma ka arritur të zë vetëm vendin e dytë
në Serie A, duke qenë se Interi u shpall
kampion.
Mirko Vucinic kaloi Giallorossët në epërsi (39’),
për të dyfishuar Daniele De Rossi në fund të pjesës së parë dhe me këtë rezultat
përfundoi edhe ndeshja.
Roma ka arritur të grumbullojë 80 pikë këtë sezon dhe ka siguruar kualifikimin direkt
në Ligën e Kampionëve, me dy pikë më pak se tashmë kampioni Inter dhe dhjetë më
shumë se Milani që mban pozitën e tretë.
SPORT
Ronaldo lojtari me i shpejte ne planet
Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, ylli i Real Madridit,
Cristiano Ronaldo, raportohet se është futbollisti më i
shpejtë në botë.Studimi thotë se ish-anësori i Manchester
United është më i shpejtë se lojtari i Bayern Munich, Arjen Robben,
ai i Arsenalit, Theo Walcott, dhe sulmuesi i Manchester United,
Wayne Rooney.
Sipas këtij raporti, Ronaldo arrin një mesatare prej 33.6 kilometra në
orë dhe renditet para Robben që thuhet të ketë shpejtësi 32.9 km/h.
Walcott ka një shpejtësi prej 32.7 km/h, ndërsa Rooney 32.6 km/h.
Top pesëshi mbyllet nga sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie me një mesatare prej 32.1 km/h
SPORT
Barca fiton La Ligen.
Me një fitore bindëse prej 4-0 kundër
Valladolidit, Barcelona ka përmbyllur
një sezon të shkëlqyer në Kampionatin
spanjoll duke e fituar kështu trofeun e
më të mirit në Spanjë.
Dy golat e parë në ndeshje (21’ dhe 37’)
erdhën nga Pedro, edhe pse goli i parë ishte autogol nga Luis Prieto.
Ndërkohë që dy golat tjerë i takuan mbretit të futbollit Lionel Messi (62’ dhe
76’), i cili edhe njëherë dëshmoi që është lojtarit më të mirë në botë.Kjo fitore
e ngrit Barcelonën në kuotën e 99-të pikëve me tre pikë më shumë se përcjellësi
i parë, Real Madrid, që në javën e fundit barazoi kundër Malagas.
SPORT
Morinho nuk mohon nje largim nga Inter.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar
se ai nuk është i sigurt nëse do të mbetet
trajner i Interit dhe për një sezon, duke
refuzuar të hedhë poshtë spekulimet për një
largim të tijin në drejtim të Real Madridit.
“A jam i sigurt se do të mbes trajner i Interit? Jo.
Në futboll, kurrë nuk i dihet”, ka thënë Mourinho.
I pyetur nëse do të bëhej trajneri më i mirë në botë po që se i fiton të tre titujt me
Interit këtë stinor, portugezi u përgjigj: “Unë kam fituar tre tituj në një sezon më parë,
kështu që, do të ishte hera e dytë. Unë nuk e konsideroj veten më të mirë, por një
njeri që jep më të mirën dhe shkon në shtëpi pas secilës ndeshje dhe fle mirë, sepse
unë gjithnjë jap më të mirën”.
“Dallimi mes të fituarit dhe të mos fituarit është i vogël. Ne kemi arritur në finale të
Coppa Italia, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe jemi në garë për Scudetto deri
në ndeshjen e fundit, kështu që unë nuk kërkoj respekt, por e dhuroj atë.