Barra di navigazione |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
LAJME
Zbulohet shkaku i vdekjes se Juri Gagarin.
Rreth 40 vjet me pare kur ne bordin e nje MiG-15 u rrezua
ne nje pyll prane qytetit te Kirzac, ishin te shumte ata qe
menduan per nje atentat.
Dhe gjate ketyre viteve, dhjetra teori konspirative jane ideuar
per te shpjeguar vdekjen e tij misterioze.
Por mesa duket Yuri Gagarin vdiq per shkak te nje gabimi
njerezor. Perfundimi ka dale nga disa kerkues te fushes,
kapiteni Igor Kuznetsov, nje kolonel i aviacionit i dale ne pension, i cili se fundmi ka perfun-
-duar nje kerkim te gjate per motivet e perplasjes tragjike. Sipas studimit, kozmonauti i
famshem sovjetik, i cili ne 1961-shin u be njeriu i pare qe fluturoi ne hapesire, ndersa ishte
duke kryer nje fluturim rutine ne mars te 1968 ne me shume se 3 mije metra lartesi, vuri re
se nje percuese ajri ne kabinen e tij ishte lene hapur.
I kapur nga paniku, tentoi se bashku me kolegun e tij Vladimir Seryogin nje manovrim te
rrezikshem per t’u kthyer ne nje lartesi me te sigurte.
Por zbritja ne pikiat ishte aq e shpejt sa te dy pilotet humben ndjenjat dhe u perplasen prane
pyllit te Kirzac.
LAJME
Liberalizimi i vizave,ja si do te udhetohet ne vendet e BE
Udhëtim të lirë në vendet e zonës ‘Shengen’ por jo dhe
lëvizje të lirë. Me këtë definicion përfaqësues të Misi-
-onit të Komisionit evropian sot në Shkup shpjeguan
liberalizimin e vizave i cili duhet të vërtetohet të hënën,
ndërsa në fuqi mund të hyjë prej datës 19 dhjetor.
Qytetarët e Maqedonisë, patjetër duhet të dinë se çfarë
do të thotë heqje e vizave. Ajo është mundësi për udhë-
-tim të lirë dhe qëndrim maksimumi 90 ditë, në afat prej
gjashtë muaj por jo dhe mundësi për qëndrim të përhershëm ose më të gjatë apo punë, paralaj-
-mërojnë përfaqësuesit e KE-së në Shkup. Praktikisht kjo, do të thotë se nëse në zonën e ‘Shen
-genit’ keni hyrë më 1 janar 2010 patjetër duhet të dilni më 31 mars. Që të mund t’i shfrytëzoni tre
muajt e ardhshëm qëndrim, patjetër duhet të kalojnë 90 ditë, përkatësisht, rasti i ri për hyrje, ma-
ksimum tre muaj të tjerë do të kishit nga 1 korriku. Nëse dikush udhëton në zonën e ‘Shengenit’
më shpesh, bart përgjegjësinë të llogarisë se sa ditë ka harxhuar nga 90 ditët e lejuara në afat
prej 5 muajve.Për çdo qëndrim më të gjatë se 90 ditë për studim apo punë në ndonjë prej vend-
-eve të zonës ‘Shengen’, duhen lejë-qëndrim varësisht nga legjislatura e tyre.
Vendet për të cilat vazhdon liberalizimi i vizave: Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Çeki, Danimarkë,
Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg,
Malta, Holanda, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.
Udhëtimi pa viza, vazhdon vetëm për poseduesit e pasaportave biometrike. Nëse bëhet fjalë
për individuale e jo udhëtime turistike grupore, në kalimet kufitare në vendet e ‘shengenit’ mund
të kërkohet qëllimi i udhëtimit, rezervimi nga hoteli dhe garancia nga personi tek i cili do të qën-
-droni. Ata që do të udhëtojnë tek familjarët e tyre, që kanë qëndrim të rregulluar në ndonjërën
prej vendeve të zonës ‘shengen’ nuk duhet të kenë ftesë ose letër garancie por nga shërbimet
kufitare mund t‘iu kërkohet kontakt telefoni apo adresë e personit ku do të qëndrojnë. Nuk ekzi-
-ston shumë e parave standarde dhe fikse e cila duhet të tregohet si dëshmi se personi ka të
holla për qëndrimin e planifikuar në vendin përkatës. Regjim të posaçëm në kalimin e kufirit
do të ketë në Greqinë fqinje e cila nuk i pranon pasaportat maqedonase, kurse vulat hyrëse-
dalëse shërbimet kufitare do ti vendosin në letra të posaçme. (alsat)
LAJME
Pezullohet marrveshja me Greqine nga gjykata Kushtetuese.
Në Shqipëri, Gjykata kushtetuese ka pezulluar procedurën e ratifikimit të “Marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë detarë”
. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet më 8 dhjetor dhe do të jetë kjo datë ...
... kur nga Gjykata kushtetuese do të mësohet nëse marrëveshja e nënshkruar ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë është ose jo në pajtim me kusht-
-etutën e vendit.Deri në këtë datë, parlamenti shqiptar nuk do të mund të vazhdojë
procedurat e ratifikimit.E miratuar në prill të këtij viti, marrëveshja midis Shqipërisë dhe
Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave
të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, u vu në qendër të
kritikave nga disa shoqata e më pas të partive politike të udhëhequra nga PS e opozitës,
sipas të cilave kishte dyshime të shumta se nga marrëveshja midis dy vendeve, Shqipëria kishte humbur rreth 354 km katro-
-rë të territorit të saj, në kufirin detar me Greqinë.Qeveria nga ana e saj i ka hedhur poshtë këto deklarata, ndërsa është
shprehur e gatshme të bëjë transparancen e marrëveshjes.Sipas saj, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë që është
bërë duke respektuar si ligjet ndërkombëtare ashtu edhe ligjet shqiptare, është në interes të dy vendeve.Marrëveshja ishte
planifikuar të miratohej nga parlamenti shqiptar më 15 tetor të këtij viti, por u shty për një afat të pacaktuar pas polemikave
për këtë çështje. (bbc)
LAJME
Australi, shi peshqish nga qielli.
Ne nje fshat te Australise veriore me 669 banore,
ka ndodhur nje fenomen atmosferik i cuditshem.
Behet fjale per fshatin Lajamanu ku banoret kane pare
te bien nga qielli peshq dhe jo shi. Nuk behet fjale per
ndonje film fantastiko-shkencor por per nje ngjarje te
vertete. Me shume mundesi, peshqit ende te gjalle
ne rruget e fshatit, jane transportuar nga nje tornado e
ardhur nga oqeqani.
Sipas banoreve, peshqit jane me permasa te vogla, ndersa meteorologet shpjegojne se
ata jane terhequr nga tornado per rreth 15 kilometra. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Lajam-
-anu bie shi peshqish pasi gazeta lokale “Northern Territory News” shkruan se ky fenomen
eshte vene re ne vitin 1974 dhe 2004.
“Kur te bien krokodile nga qielli atehere duhet te kemi frike vertete”, shprehet me humor
nje banor.
LAJME
5 Kompani nderombetare per blerjen e
Aeroportit te Prishtines
Gjatë ditës së djeshme është mbyllur afati i kualifikimit
për kompanitë ndërkombëtare që kanë shfaqur interes
për të marrë me koncesion gjatë 20 viteve të ardhshme
Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Në mesin e 5
kompanive që kanë konkuruar është edhe Aeroporti i
Frankfurtit, Fraport, një konsercium i madh I kompanive
franceze të menaxhimit dhe të aviacionit, për të cilat flitet
se kanë mbështejen e madhe të Presidentit Francez Nikola|Sarkozy etj. Presidenti Sarkozy
sipas burimeve të ndryshme gjatë një takimi që ka pasur me herët me kryeministrin e Kosovës,
Hashim Thaci, thuhet se ka kërkuar që kompanitë franceze të marrin me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Lajmi për dorëzimin e ofertave nga 5 kompanitë e mëdha ndërkombëtare është bërë i ditur nga
burime të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministri e cila ende nuk ka publ-
-ikuar zyrtarisht emrat e kompanive konkurente.
Emri i kompanisë fituese për marrjen me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
do të dihet në fund të muajit dhjetor ose më së largu në muajin janar, ndërsa kompania pritet
të marrë në menaxhim këtë aeroport nga muaji qershor i vitit të ardhshëm.Kompania fituese
sipas projektit duhet të investojë 85 milion euro në aeroport, duke ndërtuar një terminal të ri,
një kullë të re si dhe të realizojë edhe investime të tjera.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjatë dy viteve të fundit ka njohur një rritje të fuqishme,
duke cuar numrin e udhëtarëve në mbi 1.2 milion udhëtarë nga 850mijë që kishte në vitin 2007.
Poashtu këtë vit ANP pritet të ketë një fitim neto prej 10 milion eurove ndërsa qarkullimi I parave
në këtë kompani gjatë një viti arrin në 27 milion euro.Gjithashtu, ANP nga paratë e veta gjatë dy
viteve të fundit ka invesuar rreth 50 milionë euro në investime kapitale si pista e re që ka kushtuar
16 milion euro, sistemi i ri i ndricimit 6 milion euro, sistemi i ri i sortimit të bagazhit 2.5 milion euro,
blerja e 5 autobusve të rinj special për pistë prej 1.8 milionë euro, ndërtimi i VIP terminalit prej
700 mijë euro, ndërtimii dhomës së biznesit dhe shumë investime tjera në shuma më të
vogla./telegrafi/
LAJME nga BOTA
Brazil:Studentja perjashtohet nga shkolla per
shkak te fundit te veshur
Polemika ne Brazil ku veshja e nje studenteje ne
shkolle ka ngjallur nje reagim te gjere ne mbare vendin.
Ngjarja ndodhi ne nje shkolle private te San Paolos ku
nje 20 vjecare ka shkuar ne shkolle me minifund. Por
veshja nuk u ka pelqyer bashkemoshatareve te saj, te
cilet e kane perzene nga shkolla, duke detyruar madje
edhe policine te nderhyje. Nderkohe, pergjegjesit e
shkolles kane publikuar nje deklarate ku theksojne se
e reja eshte perjashtuar nga shkolla per shkak te mungeses se respektit akademik. Ky episod
daton ne 22 tetor por eshte bere i ditur gjate diteve te fundit pas publikimit te imazheve ne YouT-
-ube ku duket qarte se vajza ka veshur nje minifund te kuq. Vajza eshte shfaqur ne shume emis-
-ione televizive, ndersa pergjegjesja per politiken ndaj grave ne bashki tha se do kerkoje llogari
per diskriminim.
LAJME nga BOTA
Vitin e ardhshem do te rritet kerkesa per nafte.
Kërkesa botërore për naftë do të ripërtërihet me
ritme më të shpejta për vitin e ardhshëm, sesa
parashikimet e bëra deri tani.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka deklaruar
se kjo vjen si pasojë e një tabloje të përgjithshme
ekonomike më positive.Në një raport të
përmuajshëm, agjencia, që këshillon 28 ekonomitë
e industrializuara, rriti parashikimet e saj për kërkesën
globale për naftë për vitin 2010 në 1,42 milionë fuçi në ditë, rreth 150 mijë fuçi nafte
në ditë më tepër se parashikimi i saj i mëparshëm.Vitin e ardhshëm kërkesa për naftë
pritet të jetë rreth një mesatareje prej 86,05 milionë fuçi nafte në ditë, që reflekton para-
-shikime ekonomike më optimiste nga Organizata e Fondit Monetar Ndërkombëtar
dhe të dhëna më të larta nga Amerikat dhe Azia, thuhej në raport.Organizata e Vendeve
Eksportuese të Naftës (OPEC) prodhoi më tepër naftë në shtator se në gusht, duke
e çuar shkurtimin e premtuar të prodhimit të naftës në 62 për qind, deklaroi agjencia.
LAJME nga BOTA
Cmimi i arit ne nivel rekord.
Çmimi i arit ka arritur vlerat më të larta në
tregjet financiare ndërkombëtare.
Çmimi u rrit pas shkrimeve në disa gazeta brit-
-anike se vendet e Gjirit Persik po shohin mun-
-dësinë e tregtisë së naftës edhe me monedha
të tjera e jo vetëm me dollarin ameirkan si është
aktualisht.Vendet e cekura në artikull i kanë
hedhur poshtë informacionet. /rel/
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|